×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportoi në polici se u dhunua seksualisht, malishevasi shkon sërish në polici dhe u thotë se s’është e vërtetë

    Insajderi
    17 March 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së djeshme një burrë i lindur më 1999 në statcionin e policisë së Malishevë ka raportuar se është dhunuar seksualisht nda një burrë tjetër.

    Me vendim të prokurorit “viktima” është dërguar  për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si rast dhunimi.

    Por pas raportimit të tij, policia e prokuroria kanë hetuar rastin dhe ka rezultuar se nuk ka qenë dhunim i vërtetë.

    “Lidhur me rastin, hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet”, thuhet në njoftimin e policisë për media.

    I dyshuari ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pa vërtetë.

    Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pa vërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark