×
  • Sport
  • Sport

    Rashica flet pas golit dhe fitores ndaj Armenisë

    Insajderi
    22 March 2024 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova fitoi sot (e premte) me rezultat minimal 1-0 ndaj Armenisë falë golit të shënuar nga Milot Rashica në pjesën e parë të takimit.

    Kjo ishte fitorja e parë e përzgjedhësit gjerman Franco Foda, që prej emërimit të tij në krye të Përfaqësueses së Kosovës.

    “Është një fillim i mirë, një fillim i mbarë, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Trajneri i ri ka sjellur një energji të re, me stafin e tij kemi pas 3-4 stërvitje shumë të mira dhe po shpresojmë që gjërat e mira në stërvitje, t’i aplikojmë edhe në ndeshje”, ka thënë Rashica fillimisht.

    Tutje, ai u pyet për ndjenjën e shënimit të golit për Kosovën, ku nënvizoi rastet e shumta për gol që ekipi kishte krijuar, dhe theksoi se ai vet duhet të kishte shënuar edhe një gol tjetër.

    “Gjithmonë është një ndjenjë krejt tjetër kur arrin të shënosh për Kosovën. Sot patëm edhe disa raste të tjera, madje unë është dashur që të shënojë edhe një gol, por e rëndësishme është që po arrijmë të krijojmë raste një pas një”.

    “Duhet të provojmë t’i finalizojmë aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është gjithmonë e mirë të fillojmë me fitore dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër”, përfundoi Rashica./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark