×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rashiq për peticionin në veri: Proces legjitim dhe korrekt

    Insajderi
    25 January 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se procesi i nënshkrimit të peticionit në veri është legjitim dhe korrekt.

    Ai ka thënë për Ekonomia Online se si qeveri kanë pasur të drejt që nga fillimi që shkarkimi i katër kryetarëve të bëhet përmes Udhëzimit Administrativ dhe jo me propozime të tjera improvizuese

    “Ky është proces legjitim korrekt është i përcaktuar prej institucioneve kosovare sikurse që është prej anës së Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe unë jam në fund i bindur se procedurat të cilat i përcaktojmë ne si institucion ose vet institucionet që e kanë të drejtën me kreditin e dokumenteve. Kemi pasur të drejt prej fillimit që duhet një zgjidhje sistematike. Jo propozime që kemi pasur me improvizime”, tha ai.

    Rashiq ka thënë se dizajnimi i Udhëzimit Administrativ ka qenë dëshmi që krijimi i bazavë ligjore është diçka që instuticionet e Kosovës dijnë të bëjnë me profesionalizëm.

    “Opsioni i parë ka qenë dorëheqja e kryetarëve, dhe kjo e ka pasur një konotacion shumë të çuditshëm që kryetarët ta japin dorëheqje pas një kohe të shkurtër, pavarësisht se nuk i hyjnë legjitimitetit unë po flas për legalitetin, dhe në këtë rast kur dizajnohet Udhëzimi Administrativ për mua është një dëshmi që krijimi i bazave ligjore është diçka që institucionet e Kosovës janë të gatshme ta bëjnë në mënyrë profesionale”, është shprehur ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark