×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rast i rëndë në Turqi: 17-vjeçari vret shokun e tij për një postim në rrjete sociale

    Insajderi
    18 September 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi.

    Një postim në rrjete sociale u bë mollë sherri mes dy të rinjve, njeri prej të cilëve mbeti i vdekur.

    17-vjeçari Ibrahim A, vrau mikun e tij i kishte kërkuar mikut të tij Muhammed Şeyh Ahmed, që ta fshinte një postim të publikuar.

    Ky i fundit, refuzoi që të bënte një gjë të tillë, e kjo ngjalli një debat të ashpër mes dy të rinjve, shkrujnë mediat turke .

    Ibrahim A, me këtë rast e goditi shokun e tij me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend.

    I dyshuari u arrestua dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

    Rasti ka ndodhur në qytetin e Gaziantepit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark