×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti “Call Center”, gjykata merr vendim të ri për izraelitin që konsiderohet lider i grupit

    Insajderi
    04 October 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndryshuar masën e paraburgimit izraelitit, Omer Tene në rastin e dyshimit të mashtrimit me “Call Center”. Nga masa e paraburgimit atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Si rrjedhojë, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdim të masës së paraburgimit. Përveç biznesmenit Tene, masa i është ndryshuar edhe disa të dyshuarve tjerë, shkruan Insajderi. 

    Izraeliti ndodhej në paraburgim nga 8 nëntori i 2022-ës.

    EKSKLUZIVE | Si funksiononte skema e mashtrimit me “Call Center” që çoi në paraburgim 14 persona në Kosovë – Dosja e Prokurorisë

    Bazuar në vendimin që e posedon Insajderi, gjykata poashtu ka refuzuar edhe kërkesën e prokurorisë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak edhe ndaj të pandehurve: Artan Ademaj, Dibran Morina, Ilir Kadishani, , Kujtim Islamaj, Dibran Morina. Të njëjtëve iu është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor.

    Kujtojmë se bashkë me Omer Tene ishte arrestuar edhe gruaja e tij, Enesa Tene. Pos çiftit, në pranga përfunduan edhe Altin Gashi, Bindi Balidemaj, Artan Ademaj, Lauresa Hoxha, Lirie Gegaj, Dibran Morina, Albion Selmanaj, Ilir Kadishani, Joana Llapi, Kujtim Islamaj, Marigona Pepiqi dhe Vildane Kosumi.

    Në dosjen fillestare të Prokurorisë të cilën e kishte siguruar InDoks bëhej me dije se 14 persona dyshoheshin për veprat penale si “Hyrja në sisteme kompjuterike, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

    Por, si funksiononte krimi me “Call Center”, për të cilin dyshohen të njëjtit, sipas Dosjes?

    Në krye të operacionit ishte biznesmeni izraelit, Omer Tene, pronari i firmës “O.T. Capital”, derisa të tjerët sipas Prokurorisë kanë vepruar si punëtorë të qendrës së thirrjeve me të njëjtin emër.

    Ata, përmes thirrjeve telefonike duke përdorur softuer kompjuterik, kanë kontaktuar të dëmtuarit nga vende të ndryshme të botës, me të ardhura të larta, të cilët nuk kishin njohuri në fushën e investimeve, e as në teknologji.

    Të njëjtit iu kanë ofruar të dëmtuarve, të konsideruar edhe si viktima, investime në aksione, para virtuale, forex etj., duke i udhëzuar që të investojnë në ueb faqen të cilën të pandehurit e kanë krijuar vet dhe në të cilën manipulojnë me vlerën e tyre, pretendon Prokuroria.

    Dosja sqaronte se më pas, viktimat i udhëzojnë që në kompjuter të instalojnë softuer për qasje nga distanca për “ndërmjetësues” për të bërë më shpejt investimin, ndërsa në fund të hollat nga viktima kanë shkuar në xhirollogaritë të bizneseve të ndryshme fiktive, e nga aty në llogari të biznesit “O.T. Capital LL.C”- pronë e izraelitit Omer Tene.

    Tene së bashku me të dyshuarit tjerë u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2022 dhe nga ajo kohë dhe deri sot po qëndronin në paraburgim nën dyshimin se kanë mashtruar njerëz me biznesin e “Call Center”.

    Dokumentari i plotë: Krimi me “Call Center”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark