×
Insajderi / Ballina 5

Rasti Dehari: Çfarë kishte deklaruar Haxhiu për incizimet nga kamerat brenda IML’së

Insajderi
16 February 2023 - 11:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi deklaroi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet qartë ku shihet se kush i ka marrë mostrat nga frigoriferi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Por, ndryshe kishte deklaruar ministrja Albulena Haxhiu në konferencën për media ku njoftoi opinionin publik për zhdukjen e provave.

Ajo kishte deklaruar se pamjet nga kamerat nuk mund të ruhen më shumë se një muaj. Kjo i bie se  nuk ka dëshmi me video që dëshmojnë se kush ka hyrë në laborator dhe i ka zhdukur provat.

“Dje, momentin që kanë bërë këtë bartje të mostrave nga frigoriferët e vjetër dhe të ri e kanë kuptuar se mungojnë mostrat. Nuk dihet kur pyetëm për kamerat e sigurisë por ju e dini vetëm një muaj sipas informacioneve, nuk mund të qëndrojnë më shumë se dy javë apo një muaj”, theksoi ajo.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark