Sot do të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë të gjetura në muajin maj të 2021-së në Lipjan, shkruan Insajderi.
Aktakuza ndaj 7 të dyshuarve është ngritur 14 nëntor 2022.
Për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, përveç pronarit të kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, të akuzuar janë edhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Seanca pritet të fillojë nga ora 9:30 pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Bazuar në aktakuzën të cilën e posedon edhe Insajderi bëhet me dije se Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi dhe Fehmi Bytyqi nga koha e pacaktuar e deri më 15 maj 2021, duke vepruar si pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, me dashje, dijeni e më qëllim të përfitimit financiar, secili nga ta kanë vepruar në forma të ndryshme me qëllim të realizimit të aktivitetit kriminal.
Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…