×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rasti i 53 milionëshit – edhe Ramush Haradinaj pritet të ftohet nga gjykata

    Insajderi
    24 November 2022 - 15:15

    Edhe Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës pritet të ftohet nga gjykata në rastin e 53 milionëshit të cilat nga qeveria e atëhershme i ishin dhënë kompanisë “Bechtel Enka”. Kështu ka thënë avokati ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, Musa Damati, shkruan Insajderi.

    Avokati Damati konsideron se klienti i tij, ish-ministri Pal Lekaj, në asnjë rast nuk mund të jetë fajtor, pasi që vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë.

    “Klienti im, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nuk ka pasur rol të vendimmarrjes në procesin e autorizimit të transaksionit prej 53 milionë euro lidhur me projektin e autostradës. Në këtë rol të vendimmarrjes e ka ushtruar Qeveria e Kosovës e cila në mbledhje të hapur me shumicë votash ka aprovuar autorizimin e transaksionit prej 53 milionë eurove, andaj nuk ekziston as edhe një lidhje kauzale ndërmjet veprimeve të klientit tim dhe shkaktimit të pasojës së veprës penale”, tha ai për EO.

    “Duke u bazuar në të gjitha këto prova, mbrojtja synon që gjatë këtij procesi gjyqësor ta ftojë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësi të dëshmitarit për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor”, tha ai.

    Ndërkohë, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që të reduktohet puna dhe të vazhdohet vetëm me shërbime esenciale gjatë së enjtes është anuluar seanca ndaj Pal Lekaj për rastin e 53 milionëve eurove.

    “Duke u bazuar në të gjitha këto prova, mbrojtja synon që gjatë këtij procesi gjyqësor ta ftojë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësi të dëshmitarit për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor”, tha Damati.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark