×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i dhunimit të 16-vjeçares në Viti, zbulohen emrat e të dyshuarve

    Insajderi
    02 March 2023 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 16 vjeçare në Viti dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm që nga qershori i vitit të kaluar. Për këtë rast njoftoi Policia e Kosovës.

    Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të Prokurorisë se mbrëmë është arrestuar Festim Shabiu, nën dyshimet se e detyroi të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave.

    I arrestuar është edhe Fatmir Rexhepi, i dyshuar për shfrytëzim seksual të viktimës.

    Lidhur me dy të arrestuarit më lartë burime nga Prokuroria kanë thënë se ka prova të pakontestueshme.

    Po ashtu, Insajderi mëson se lidhur më këtë rast dje është arrestuar edhe një person i tretë i moshës 21 vjeçare.

    Edhe një person tjetër është i ndalur mbrëmë për ‘dhunim’. Prova nuk kemi, veç viktima çka ka thanë, hetimet janë në fazë fillestare“, ka thënë një burim nga Prokuroria. / Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark