×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i foshnjës: Shkarkohen shefi i repartit dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë në Pejë

    Insajderi
    23 December 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Spitali i Pejës ka njoftuar se ka shkarkuar shefin dhe kryeinfermieren e repartit të Gjinekologjisë, pas rastit të tmerrshëm ku një foshnje e lindur pa shenja jete është futur me çarçafë në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.

    Sipas njoftimit, spitali është duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të bëhen publike dite ne vijim.

    “Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast. Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftim

    Tutje, nga spitali ka shprehur sërish keqardhjen për rastin duke thënë se gjithçka që ka ndodhur pa qëllim, por ka ardhur si mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur.

    “Duam të sigurojmë opinionin publik se sado e rëndë që është ngjarja ajo është pa qëllim, por ka ardhur si mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur. Edhe njëherë na duhet ta theksojmë se ne si personel i Spitalit ndjejmë keqardhjen më të thellë për këtë ngjarje. Pavarësisht se gjithë ngjarja ishte pa dashje dhe e shkaktuar nga pakujdesia e disa nga punëtorët tanë, kjo nuk e zvogëlon peshën e rëndë për rastin dhe keqardhjen tonë për këtë”, thuhet në komunikatë.

    Spitali i mohon pretendimet se është përpjekur ta fshehë rastin, derisa ka dhënë detaje në mënyrë kronologjike se si ka ndodhur ai.

    “Aborti me intervenim kirurgjik ka ndodhur në natën e datës 13.12.2022, ndërsa që ngjarja e frytit të vdekur ka ndodhur më 14.12.2022. Me t’u informuar për ngjarjen, menaxhmenti i Spitalit ka informuar organet e Policisë dhe po atë ditë deri në orë të vona, kemi ofruar bashkëpunimin tonë të plotë tek Policia, Prokuroria e Inspektorati Shëndetësor që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në të njëjtën kohë është informuar mbi ngjarjen drejtoria e SHSKUK. Po në këtë ditë, Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin me një komunikatë që po e heton këtë rast, ndërsa është praktikë e njohur që për rastet e ndjeshme, me disa të përfshirë për realizim të hetimeve, informatat jepen të rezervuara”, thuhet më tej në njoftim.

    Një ditë pas ngjarjes që tronditi Kosovën lidhur me futjen e foshnjës së vdekur në rrobalarëse, janë suspenduar shtatë punonjës të spitalit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark