×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i Pjetër Shalës në Hagë, merret vendimi që të hiqen disa dëshmitarë

    Insajderi
    18 October 2022 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u zhvilluar konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pejtër Shala, i njohur ndryshe si komandant “Ujku”.

    Prokurori i rastit ka deklaruar se kanë vendosur që t’i heqin disa dëshmitarë në këtë çështje.

    “Çështja e prokurorisë nuk ka ndryshuar. Ne kemi vendosur që të heqim disa dëshmitarë, gjë e cila është tërësisht normale në momentin kur shkon në gjykim, në mënyrë të tillë që ta kemi më të përqendruar çështjen. Sa i takon dokumenteve të reja që i kemi shtuar, mendoj që ndoshta avokati i referohet kërkesës për të ndryshuar listën e dokumenteve”, deklaroi ai.

    Po ashtu prokurori theksoi se këto janë të vetmet dokumente të cilat i kanë shtuar në prezantimin e çështjes.

    “Këto janë të vetmet dokumente të cilat ne i kemi shtuar në prezantimin e çështjes tonë. Dy dokumente, kanë të bëjnë me statusin e dëshmitarit në fund të korrikut. Prokurori, gjithashtu shpjegon që ndoshta nuk synon që t’i përdorë këto dokumente në gjykim, megjithatë ka vendosur që t’i përfshijë këto dokumente, për të qenë sa më përfshirës në dokumentet që i jep mbrojtjes”, tha tutje ai.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, ishte arrestuar më 16 mars 2021 në Belgjikë.

    Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020. I njëjti ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për kinse krime lufte si: Ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

    Në parashtresat e mbrojtjes për konferencat për përgatitje për gjykim në rastin e Pjetër Shalës, thuhet se ende nuk kanë marrë gjithë materialet nga Prokuroria, derisa shtojnë se presin të jenë gati për gjykim në janar të vitit 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark