×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rasti Veteranët”, Shukri Buja refuzon avokatin: Mbrohem vet

    Insajderi
    31 October 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Veteranët”, i akuzuari Shukri Buja ka refuzuar avokatin Fadil Jashari, i cili i ishte caktuar sipas detyrës zyrtare, pasi që nuk kishte mbrojtje të autorizuar.

    I akuzuari Buja tha se dëshiron që të mbrohet vetë, duke theksuar se avokati që iu është përcaktuar nuk e njeh terminologjinë, as strukturën e komandimit dhe as rrethanat për rastin për të cilin ai akuzohet.

    “Unë nuk e kam caktu avokatin, meqë nuk e kam përcaktu unë, unë dua me e mbrojtë veten. Respekt për avokatin, për profesionin e tij, por unë nuk e kam caktu dhe këtu kufizohet e drejta për t’u mbrojtur. Ju lutem, unë e kontestoj edhe prokurorin që… mundet me ngritë aktakuza ushtarake. Si ka me më mbrojtë avokati që nuk e njeh as terminologjinë as strukturën organizative, as formën e komandimit apo rrethanat”, tha Buja raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pas kësaj, gjyqtari Gazmend Bahtiri e njoftoi të akuzuarin që Kodi i Procedurës Penale e përcakton mbrojtjen të detyrueshme për vepra penale për të cilat dënimi është mbi 5 e më shumë vjet burgim.

    “Ki mundësi me u mbrojtë gjatë gjykimeve, gjatë seancave të radhës, krejt ki me pas të drejtën barabartë me avokatin. Kodi i Procedurës Penale, ta shihni ju, mbrojtja është e detyrueshme për vepra penale që dënimi mund të shqiptohet 5 vjet e më shumë. Të lutem, në seancat e radhës ke me pas mundësi…”, tha gjyqtari Bahtiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark