×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagim i “AlbShkollës” dhe sqarim i Insajderit

    Insajderi
    28 March 2024 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ditë më parë ka publikuar artikullin “Zhvatje e diasporës apo skema piramidale”- punëtorët e “Albshkolla” në Gjilan e akuzojnë pronarin se i mashtroi. Hulumtimi i gazetës ka rezultuar në një publikim i cili u përbëhet krejt standardeve profesionale, si dhe në të njëjtën kohë u është dhënë mundësi dhe hapësirë e mjaftueshme edhe palëve të përmendura që të japin komentet e tyre para publikimit. Por, që të njëjtit nuk e kanë bërë këtë.

    Pas kësaj, një reagim ka ardhur nga pronari i këtij biznesi Driton Ajeti dhe për hir të korrektësisë Gazeta Insajderi ka marrë vendim që megjithëse i është dhënë mundësia e komentimit para publikimit dhe nuk e ka shfrytëzuar, prapë se prapë të ua botoj reagimin.

    Sqarojmë që një pjesë e reagimit duhet të redaktohet, emrat të anonimizohen, për shkak të gjuhës jo të përshtatshme dhe akuzave që janë përdorur në të. Ndërhyrjet kanë qenë të domosdoshme.

    Më poshtë lexoni reagimin (i cili është censuruar në pjesët ku gjuha e përdorur nuk ka qenë e përshtatshme për publikim).

    “AlbShkolla”: Reagim ndaj artikullit ” Zhvatje e diasporës apo skema piramidale”

    “E nderuar redaksi e portalit “Insajderi”, te nderuar Shqiptar, përmes këtij reagimi publik demantojme te githa pretendimet false te ngritura ndaj DK3N “AlbShkolles” dhe mua si pronari i kësaj platforme online mbarëshqiptare nga ana e dy ish puntorve tanë R.A dhe B.M. (identiteti është redaktuar ).

    Konsulenti ynë i jashtëm R.A i cili ka shpifur lidhur me pretendimet se kompania jone dhe Albshkolla si pjese e saj është duke kryer “zhvatje të diasporës apo skemë piramidale”.

    I njejti në arsyetimin e tij nuk tregon se në çka konsiston zhvatjet apo skema pramidale por pasi që cek se nuk ështe i knaqur me menaxhmentin e kompanise si dhe pretendimet se ne si kompani jemi te angazhuar në zhvatje dhe ne pastrim te pareve i njejti gënjen kur thot që nuk është paguar për punën që e ka kryer si konsulent per çështje mësimore, pasiqe i njejti ka pranuar mjete monetare ne vlere prej 3x 1200€, ne pranine e deshmitarëve te cilat jane te gatshme te deshmojnë edhe në procedure giqësore. Por, sipas informacioneve qe kam per te kaluaren e dyshimte te R.A ,… (Redaksia ka hequr një sërë akuzash të bëra pa mbulesë për personalitetin e personit)… ku thote se paguhet ne vlere prej 500€, mirepo ne ATK ka deklaruar 0 te ardhura (prap shkelje e ligjit) per te cilen vet deklarohet e sipas disa informacioneve edhe nje bashkepunetor i jashtem i sherbimit sekret te armikut tone shkekullor.

    Sipas te githa gjasave ka qene i paguar per të shkaterruar qe nga fillimet e para endërrën shekullore te shqiptarve – krijimin e shkolles se pare shqipe ne bote, projektin me te madh kombetar shqiptar pas Kongresit te Manastirit. Te gjitha keto e cilesojne R.A si person labil e te pabesueshem. I njejti ka tentuar te perdor Albshkollen per ri-krijimin e imazhit personal tek popullata e Gilanit, me genjeshtra dhe shpifje te pabaza e te gatuara ne kuzhinat e sherbimeve antishqiptare. R.A ka dashur te mbes i mire perpara punetoreve duke perdorur termin”une i mbroje te drejtat e punetoreve” por asnje punetor nuk ka pranuar qe t’i perfaqesoj R.A. sepse nuk mund t’i mbroj te drejtat e punetoreve nje person ge pranon mjete financiare ne cash per ti ikur tatimit. Prej momentit te publikimit te shpifjeve dhe genjeshtrave te personit ne fjale, investimi nga investitori i huaj ka hase ne shume probleme, duke filluar nga demtimi i imazhit të kompanise, imazhin e punetoreve si dhe qytetit te Gjilanit ne teresi. Ky person eshte shkaktar qe mua si investitor i huaj me eshte nderprere aktiviteti dhe ushtrimi i veprimtarise duke me shkaktuar humbje financiare deri ne 6 milion euro per vitin 2024, shkaktimin e papunesise ne zonen e Anamoraves, Luginen e Presheves si dhe me gjere.

    Kompania DK3N dhe unë si pronar i saj jam duke i mbledhur dokumentacionin e nevojshem dhe ndaj te njejtit do të inicoj procedurat e nevojshme ligiore per dëmtim te imazhit te biznesit dhe demtim të imazhit personal.

    Ndersa lidhur me puntoren e cila nuk del publikisht por fshihet pas ndryshimeve te zerit dhe te figures, per te cilen dyshojmë që eshtē (Insajderi anonimizon emrin) e cila nëpër koluaret e qytetit te Giilanit vazhdon me shpifje dhe me kercenime se ajo do të shkatrroj kompanine dhe (Insajderi anonimizon emrin). Edhe për personin ne fjale po sa të sigurojm informatat që na konfirmojnë dyshimet tona do te inicojm procedura ligjore konform ligjeve ne fuqi.

    Andaj ju garantoj në emër timin personal dhe në emër te kompanisë DK3N, se asnje nga pretendimet e cekura nga keta dy ish puntor nuk qendrojne dhe ndaj tè njejtëve do te ndermirrën masat ligjore konform dipozitave ligjore në fuqi.

    Si dhe garantoj së “Albshkolla” do të vazhdoj te rritet dhe zhvillohet në perputhje me projektin dhe me vizionin e paraqitur ne prezentimin dhe platformen tone edhe ne qytete tjera te Kosoves, Shqiperise,Magedonise, Malit te Zi si dhe lugines se Presheves.

    Megenese R.A ka vetdeklaruar se jam ne perkrahje te punetoreve dhe te drejtat e tyre, le t’ua spjegon secilit punetor pse sot kane mbetur te papunesar me fajin e tij. Shkaku kesaj, nuk kam dasht akoma te kontaktoj me investitor tjere te huaj te cilet kane qene te interesar per zhvillimin e arsimit dhe punesimit ne Gilan. Pres reagimin e shtetit te Kosoves te me japin sqarim por dhe te ndaloj shantazhet ndaj investitoreve qe vine nga mergata jone. Veprimi i tille eshte nje tentim te zhvatjes dhe shantazhit qe i behet mergimtareve qe me ndere duan te investojne ne komunen e Gjilanit, por te njejtit pengohen prej personave si R.A, i cili tanime e dijme se kujt i sherben.

    Gjithashtu, deklaroj se veprimet e lartecekura kane sjellur deri ne shkeputjen e kontratave te 419 punetoreve per te cilet kemi mjete financiare per 12 muajt e ardhshem, e kreit kjo si pasoje e demtimit te qellimshem te imazhit tim dhe shkolles se pare shqipe. Kjo po na kuiton filmin shiptar “Udha e Shkronjave” ku me cdo kusht tentohet te ndalohet shkollimi dhe punesimi i shqiptareve.

    Per fund, menyra se si një investitor i huaj i paguan punetoret e kyçur është çështje dhe pergjegjësi personale qe nuk duhet t’i interesoj R.A e askujt. Secili biznes i ka statute, rregullat dhe konfidencialitetin e vet, prandaj veprimet e tilla jane ne kundershtim te plote ligjor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark