×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagimi i xhaxhait të Marigonës kur Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tij

    Insajderi
    04 August 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqen për vrasjen e Marigona Osmani ndërsa me 15 vjet burgim e ka dënuar Arbër Sejdiun, shkruan Insajderi.

    Dënimi i Krivaqës është duartrokitur e mirëpritur nga të gjithë të pranishmit në sallë. Në sy bie reagimi i xhaxhait të së ndjerës, i cili shihet me duar lartë, që duket si simbol i fitores.

    Me tu shqiptuar dënim në sallë janë dëgjuar brohoritma e duartrokitje duke e mirëpritur vendimin e gjykatës. Një zë gruaje, me gjasë e nënës Marigonës dëgjohet duke i thënë edhe “bravo për këtë qen” Krivaqes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark