×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Reagoi për vrasjen në Pejë, Dafina Zeqiri shokohet nga komentuesit

    Insajderi
    16 April 2024 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku burri ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij Gjyleta Ukella-Lajqin.

    Ky lajm i ka tronditur të gjithë ku shumë reagime kanë ardhur duke e shpallur ditën e sotme si ‘Ditë Zie për Gratë e Vrara’.

    Një prej tyre ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram shpreh keqardhjen për këto viktima.

    Menjëherë pas këtij postimi, Dafina është përballur me një koment të cilën e ka shokuar!

    ‘Edhe ti e ke rradhën tani!’- shprehet dikush dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar këngëtaren teksa në postimin pasardhës shkruan: ‘Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njejtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodh në vitet e fundit!’

    Reagoi për vrasjen në Pejë, Dafina Zeqirit i ndodh e papritura,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark