×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon Arbana Osmani pas zërave për konflikt dhe largim nga Top Channel

    Insajderi
    01 November 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pavarësisht se bëhet shpesh pjesë e polemikave, vetë Arbana Osmani mundohet t’i shmangë ato.

    Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-shoë mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

    Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, ditën e sotme është vënë re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

    Kur rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, kjo e fundit ka reaguar indirekt dhe me stil, siç ajo di ndaj këtyre lajmeve.

    Arbana ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke pirë kafe dhe jo kafe dosido, por Lori Caffe, që është në pronësi të Lori Hoxhës. Një veprim që nuk besojmë se ka ardhur rastësisht nga Arbana në këtë vorbull lajmesh.

    Mesazh i fshehtë për ata që kuptojnë…/RevistaClass/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark