×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kurti vetëm ua ka rrritur tatimin bizneseve, qarkullimi është rritur nga inflacioni”, Bajrami i reagon Mujës

    Insajderi
    26 January 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Armend Mujës.

    Reagimi i Bajramit erdhi pasi Muja është lavdëruar për rritjen e qarkullimit të bizneseve private, duke bërë krahasime me vitin 2020, në kohën kur ato kanë qenë të mbyllura në kohën e pandemisë.

    Bajrami thotë se Qeveria s’ka bërë asnjë veprim për të ndikuar në rritjen e qarkullimit të bizneseve, përpos që ua ka dyfishuar tatimin në pronë.

    Ish-ministrja thotë se qarkullimi në këtë sektor është rritur për shkak të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

    “Realiteti jashtë grafeve të Armend Mujes është që sot jeta e qytetarëve është më e rëndë për shkak të paaftësisë së kësaj Qeverie”, ka shkruar Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark