×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Reagon Çitaku: Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Bogujevcit

    Insajderi
    09 March 2023 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka përkrahuar Bogujevcin pas asaj që tha sot në Kuvend se do t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë, pa pasur një burrë, ndaj të cilës pati reagime të shumta.

    Ajo i ka quajtur neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

    Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” tha se rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në shoqëri.

    “Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri.  Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, shkroi Çitaku.

    Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, tha sot se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

    “E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark