×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon edhe SHSKUK-ja pas kërcënimit të mjekut në QKUK

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, specialist i kardiologjisë, B.G. i cili u kërcënua në detyrë, gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

    SHSKUK-ja në reagim thotë se aktetet e tilla janë të papranueshme.

    “Aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

    SHSKUK-ja kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark