×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Reagon Kurti pas pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës

    Insajderi
    24 April 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova e ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

    Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka deklaruar se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës.

    “Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark