×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagon koordinatorja e Institutit Kosovar për Logopedi: Në QKUK ka plotë si Iljasa Fazliu

    Insajderi
    27 November 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatorja e projekteve te Instituti Kosovar për Logopedi, Marigona Kozmaqi, ka reaguar lidhur me abuzimin ndaj 5 vjeçares nga logopedi, Iljasa Fazliut, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kozmaqi ka shkruar se ka qenë në njohuri shumë moti se logopedi Fazliu ishte duke punuar pa licencë.

    Ajo madje në reagimin e saj ka shkruar se të tillë si z.Fazliu ka shumë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa shprehet se është e lumtur që më në fund dikush ia ka zbuluar fytyrën e vërtetë.

    “Tash e paskeni marrë vesh a? Këtë e kemi ditë moti, shumë moti! Po qeshtu është kur te kesh krah të fortë. Ky s’o i pari, i ke në QKUK plotë si ky” – ka shkruar ajo.

    Ditën e sotme, Insajderi solli ekskluzivisht videon ku dëgjohet logopedi Fazliu, abuzuar psiqikisht 5 vjeçaren.

    Gazeta Insajderi poashtu raportoi ekskluzivisht se logopedi Iljasa Fazliu rezulton të mos ketë licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark