Agjenti i futbollit, Mino Raiola, ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e tij.
Raiola është shprehur i irrituar me lajmet nga gazetarët rreth vdekjes së tij.
“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: I inatosur, për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Gjithashtu në gjendje për të ringjallur”, shkruan Raiola.
Mediat botërore kishin raportuar sot gjatë ditës se Raiola kishte vdekur, ndërsa më pas lajmin e kishte mohuar doktori i agjentit.