×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Reagon Neymar: Një nga momentet më të vështira në karrierë

    Insajderi
    25 November 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Neymar Junior nuk do të jetë kundër Zvicrës dhe është në dyshim edhe për sfidën ndaj Kamerunit për shkak të dëmtimit që pësoi në kyçin e këmbës së djathtë ndaj Serbisë. Një ndrydhje që e lë, tani për tani, jashtë Kupës së Botës. “Ylli” i “Seleçaos” ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram, duke pranuar se po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

    “Asgjë në jetën time nuk më është falur apo të ketë qenë e lehtë. Më është dashur gjithmonë të vrapoj pas ëndrrave dhe objektivave të mi. Nuk i uroj askujt të keqen, përkundrazi dua të ndihmoj ata që kanë më shumë nevojë. Është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Dhe sërish në një Botëror”, ka theksuar Neymar.

    Braziliani ishte i bindur se aventura e tij në Katar nuk ka përfunduar.

    “Kam një dëmtim, po, më dhemb, por jam i sigurt se do të kem mundësinë të kthehem. Do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten time,” përfundon sulmuesi i PSG-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark