×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Rama pas caktimit të masës arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Insajderi
    30 December 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjersa Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO), mori vendimin për caktimin e masës arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama mbante konferencën e fundvitit.

    Rama reagoi duke u shprehur se nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti.

    “S’kam asnjë koment, nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Kjo është në parim, partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët.

    Kështu që nuk e shoh si një fitore të Partisë Socialiste apo si një fitore të Erionit apo Taulantit për këmbënguljen në detyrën e tyre.

    Kjo nuk ka lidhje farë më dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilido qoftë, vihen nën trysninë dhe nën masat e drejtësisë. Ashtu si kundër, nuk ka drejtësi në këtë vend deri kur të gjykohet 21 Janari.

    Pa u gjykuar 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit, drejtësia do të jetë e gjymtuar moralisht dhe e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj.

    21 janari do të vendosë një gur të palëvizshëm deri ku mund dhe nuk mund të shkoj ushtrimi i forcës së shtetit si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet”, u shpreh Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark