×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Reagon Rama pas vdekjes së Beckenbauer: Me ikjen e tij shkëputet një copë e bukur e fëmijërisë

    Insajderi
    08 January 2024 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së legjendes gjermane Franz Beckenbauer.

    Rama theksoi se me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë.

    “Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës”.

    Tutje Rama ka thënë se me ikjen e tij shkëputet një copë e bukur e fëmijërisë

    Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”,tha Rama në rrjetin e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark