×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrahja brutale e mërgimtarit ë Istog, tre të dyshuar dërgohen në paraburgim 30 ditë

    Insajderi
    12 August 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve për rrahjen e mërgimtarit në Istog.  Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi.

    Gezim Kollqaku, avokati i Egzon Visoqi ka konfirmuar ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se i është caktuar masa e paraburgimit klientit të tij.

    “Vendimi është marrë që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ne do të ushtrojmë ankesë kundër kësaj mase”, tha ai për Insajderin.

    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihej se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.

    Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark