×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid-i vazhdon me fitore në La Liga, mposht me përmbysje Real Sociedad

    Insajderi
    17 September 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Real Madrid ka arritur fitore me përmbysje ndaj Real Sociedad.

    Të besuarit e Ancelottit e panë veten në disavantzh pas vetëm 5 minutash lojë, pasi Sociedad shënoi me anë të Barrenetxea.

    ’Los Blancos’ kishin raste për të shënuar në pjesën e parë, pot pa arritur të konkretizojnë ato. Me rezultatin 0-1 u mbyll 45 minutëshi i parë.

    Real Madrid e filloi furishëm pjesën e dytë, kur Fede Valverde shënoi një eurogol në minutën e 46’të, për të barazuar rezultatin në 1-1.

    Sulmuesi spanjoll i transferuar këtë verë te madrilienët, Joselu shënoi në minutë e 60’të për epilogun përfundimtar të ndeshjes, 2-1.

    Me këtë fitore, Real Madrid vazhdon ecurinë 100% në kampionat, ku pas 5 ndeshjeve ka grumbulluar 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark