×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid merr fitore të madhe si mysafir i Barcelonës – Jude Bellingham heroi i ‘Los Blancos’

    Insajderi
    28 October 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jude Bellingham shënon dy gola në El Clasicon e tij të parë, duke përmbysur Barcelonën dhe duke i dhuruar Realit të Madridit fitoren 1-2. Katalanasit luajtën më mirë për rreth një orë lojë, por “Los Blancos” reaguan dhe fituan falë dygolëshit të anglezit.

    Ilkay Gundogan kaloi skuadrën e Xavit në avantazh në minutën e gjashtë, teksa shtylla u mohoi golin Fermin Lopez dhe mbrojtësit Inigo Martinez.

    Ndërkohë, skuadra e Carlo Ancelottit barazoi në mesin e pjesës së dytë (68’) me Bellingham, i cili shënoi në El Clasicon e tij të parë. Eurogol i 20-vjeçarit, i cili në minutat shtesë realizoi edhe të dytin. Duke shtangur lojtarët dhe tifozët kundërshtarë.

    Bellingham vijon të kryesojë renditjen e golashënuesve në kampionatin spanjoll me 10 realizime. La Liga kryesohet nga Reali dhe Girona me nga 28 pikë pas javës së 11-të, katër mbi Barcelonën kampione në fuqi.

    TABELA:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark