×
  • Showbiz
  • Show

    Rekord aplikimesh – në vetëm 4 ditë rreth 30 mijë të interesuar për “Love Island Albania”

    Insajderi
    17 April 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga hapja e aplikimeve të programit “Reality Dating Show”-t më të famshëm dhe më të komentuar në botë, “Love Island, i cilo këtë herë vjen për herë të parë në Shqipëri nga autorja e moderatorja Luana Vjollca, teksa në rrjet është bërë nami.

    Shifra rekord dhe audienca po arrin kulmin për spektaklin e shumëpritur. Mbi 30 mijë persona beqarë të interesuar në linkun zyrtar të aplikimit të “Love Island Albania”, i cili është “loveisland.tvklan.al”

    Vetëm një klikim larg dhe ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e këtij formati gjigant, ku ne mund t’iu zbulojmë se kanë appikuar jo vetëm të rinj plot pasion dhe gati për aventurën më të bukur që i pret, por edhe personazhe “influencers” shqiptarë që pëlqehen nga të gjithë sot, kanë aplikuar.

    Jo vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe shumë të rinj shqiptarë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Greqia, Zvicra edhe Franca. Janë këto Top10 vendet nga ku kanë aplikuar këta të rinj vetëm për “Love Island Albania”.

    Nën drejtimin e Luana Vjollcës ju pret një aventurë e jashtëzakonshme, së shpejti në Tv Klan./TvKlan

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark