×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rënia e çatisë së Komunës, reagon nënkryetarja e Prishtinës

    Insajderi
    18 January 2024 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas rënies të një pjese të kulmit të objektit të Komunës së re si pasojë e erërave, ku e lënduar mbeti një vajzë.

    Ajo ka thënë se ndjen mërzi dhe shqetësim për ngjarjen e sotme me rrëzimin e kulmit të ndërtesës së re të kryeqytetit pas erës së fortë.

    Teksa tha se pret nga organet zbardhje të rastit.

    “Ndjej mërzi dhe shqetësim për ngjarjen e sotme me rrëzimin e kulmit të ndërtesës së re të Kryeqytetit pas erës së fortë. Për më tepër, kur jemi vet ne ata që kemi përgjegjësi sigurimin e ndërtimeve të qëndrueshme për të tjerë. Sot nuk ishte ditë e lehtë. Për gruan që u lëndua dhe përjetoi tmerrin, familjen e saj, e komunitetin. As për dhjetra punëtorët e Kryeqytetit e qytetarët që prisnin shërbime brenda objektit derisa jashtë nuk ishin të qarta pasojat.  Derisa pres zbardhjen e drejtë të rastit nga organet përgjegjëse për të mos u lejuar më, i uroj qytetares së lënduar rikuperim sa më të lehtë e shpejtë. Qoftë e fundit”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark