×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Republika Çeke premton përkrahje dhe angazhim lidhur me liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

    Insajderi
    30 September 2022 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-Çeki në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Rashit Qalaj, së bashku me anëtarin e këtij grupi, Mërgim Lushtaku,  pritën sot në takim Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë.  

    Duke falënderuar për anëtarët e Komisionit parlamentar çek për vizitën e tyre në Kosovë, anëtarët e Grupit të Miqësisë Kosovë-Çeki vlerësuan lart mbështetjen e tyre në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën gjatë procesit të integrimit, si dhe të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Marek Ženišek, premtoi se do të angazhohen që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të finalizohet gjatë kryesimin çek të Komisionit Evropian.  

    Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar rëndësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi edhe përmes zhvillimit të diplomacisë parlamentare, me rol të theksuar të grupeve të miqësisë.  

    Takimi u përmbyll me diskutime rreth situatës së përgjithshme politike e sociale në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark