×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

    Insajderi
    09 July 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëmet e kulturave bujqësore nga reshjet e shiut i kanë vënë në pozitë të vështirë ekonomike edhe fermerët e tjerë, sikurse ata të rajonit të Obiliqit. Për më tepër, dalja e lumenjve nga shtretërit, për ta është edhe një telash më shumë.

    Reshjet e mëdha të shiut se fundmi në Kosovë, kanë sjellë shume dëme. Kështu thonë bujqit të cilëve u janë dëmtuar të mbjellurat.

    Ndërkaq nga Komuna e Obliqit, thonë se ujërat që kanë ardhur nga Prishtina e kanë vështirësuar edhe me shumë gjendjen.

    Bejtullah Mjekiqi, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Obiliqit, tha se dëmet më së shumti janë bërë prej ujërave që kanë ardhur nga Komuna e Prishtinë. Por, Komuna e Prishtinës thonë se kalimi i ujërave është i pashmangshëm.

    Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prishtinës, tha se rrjedha e lumit Llap kalon nga Prishtina dhe po ashtu edhe në Komunën e Obiliqit dhe dëmet janë të tilla që e përcjellin çdo pjesë.

    Sipas ekspertëve, nëse reshjet vazhdohen kjo do të dëmtoj tokat duke u detyruar të shtohet importi.

    Ismet Rusinovci, ekspert i bujqësisë, tha se më së shumti dëmtohet gruri, sidomos në këto reshjet e fundit, nga pranvera e vonë edhe vera e vonë është dëmtuar gruri, por edhe të tjerat që pastaj detyrohemi t’i marrim diku tjetër.

    Vërshimet përpos të mbjellurave, kanë dëmtuar edhe ndërtimet dhe rrugët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark