×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Riaktivizohet kori i grave në Gjakovë nën drejtimin e Klodina Kryeziut

    Insajderi
    14 July 2023 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Komunale e Arsimit në Komunën e Gjakovës, në bashkëpunim me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” të këtij qyteti, pas një periudhe të gjatë po e riaktivizojnë korin e grave dhe vajzave të Gjakovës.

    Kori do të jetë nën udhëheqjen e profesoreshës Klodina Kryeziu Hana.

    Sipas njoftimit zyrtar të drejtorisë në fjalë, periudha e aplikimit do të jetë më 25.07.2023-25.08.2023, në ora 08:00-12:00, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

    Vlerësimi i aplikanteve do të bëhet më 28.08.2023-29.08.2023, në ora 18:00-20:00 në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark