×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ridvan Berisha “kërcënon” Shkumbin Ahmetxhekajn: Do ta bëjë publike një dosje kundër teje

    Insajderi
    19 October 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari dhe ish-redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Ridvan Berisha ka bërë të ditur se nesër do të intervistohet nga Policia e Kosovës në ora 09:00.

    Nesër në ora 9:00, do të intervistohem (nuk e di në çfarë cilësie) nga policia, nuk di shumë hollësi. E di një gjo, që asnjëherë për 21 vjet që isha në RTK, nuk kam pasur të drejt të nënshkruaj kontrata me askë, për asgjë!”, ka shkruar ai.

    Berisha tha se drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka ndikuar te prokuroria që t’i konfirmohet një aktakuzë për keqpërdorim.

    Tutje, Berisha “kërcenoi” Ahmetxhekajn se do ta publikojë një dosje ku janë të gjitha hollësitë, të cilat ky i quan veprat penale të bëra nga drejtori i RTK’së.

    Shkumbin Ahmetxhekaj nuk ia ke arritur të më shantazhosh për sa kohë që ishe U.D. Tash, përballu, mos ik si tizarë që je, trego si i konsumove veprat penale (Hollesitë, përse, do r’i shihni të faktuara në ditët në vijim në mediumin që e menaxhoj), kush ndikoi, kush ishte një person i njohur publik, që ju e përdorët, për të ndikuar te prokuroria, që ndaj jush të mos konfirmohet aktakuza për keqpërdorim…! Do të flasim me e mbiemra…! Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, pushtetin e keni, edhe ‘zallogat’ po, bash në krye të RTK-së, gojën nuk mund të ma ndalni, për asnjë çmim! Kot e keni!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark