×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Rikërkohet të mos lejohet përdorimi i IP adresave serbe në Kosovë

    Insajderi
    19 December 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) edhe një herë nëpërmjet një shkrese drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar nga Qeveria që ART-ja mos të lejojë përdorimin e IP të Serbisë në Kosovë, pasiqë të njëjtat janë duke e dëmtuar në vazhdimësi biznesin medial me miliona euro në vit, ndërsa Republikën e Kosovës me cenim të sovranitetit.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në një komunikatë për media, ka ngritur shqetësimin se edhe vetë Telekomi i Kosovës që është në pronësi të shtetit është duke vazhduar të përdorë IP të Serbisë.

    “Ja si dalin të dhënat me Telekomin e Kosovës në Prishtinë: Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e DHTIK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eliminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia dhe këto të fundit të zëvendësohen menjëherë me ato të Shqipërisë, në mënyrë që reklamat në webfaqe të dalin në gjuhën shqipe”.

    Për njohuri sistemi i ri i marketingut botëror vendos reklama në webfaqet dhe portalet, në bazë të IP të çdo shteti. Sipas DHTIK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial, i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre. Dhoma e Tregtisë, konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po iu shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës, kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address (https://whatismyipaddress.com/)”, figuron shteti serb”, thuhet në komunikatë.

    DHTIK ka kërkuar me shkresa dhe ka takuar edhe ARKEP-in.

    “Duke pasur parasysh që ne si Dhomë jemi duke pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës. Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, rikërkon nga kryeministri, Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave nga operatorët kabllorë. DHTIK gjithashtu kërkon nga Provajderët e Internetit në Kosovë që mos të përdorin IP të Serbisë sepse po dëmtojnë bizneset që po reklamojnë përmes internetit përkatësisht webfaqeve dhe rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark