×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehet fotografia e deputetëve e policëve duke pirë ujë të prodhuar në Serbi, arsyetohet Bajqinovci

    Insajderi
    12 December 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash kur janë bërë disa ditë që në veri është tensionuar situata, me barrikada të vendosura nga serbët dhe pika kufitare të mbyllura, në rrjetet sociale është rikthyer fotografia ku deputetët e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes shihen bashkë me zyrtarët policorë të Bërnjakut duke konsumuar ujin e Serbisë “Rosa”.

    Të pranishëm në këtë vizitë para disa muajsh ishin kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, deputeti i LDK-së Anton Quni dhe deputëtët e LVV-së Enver Dugolli, Fatmir Humolli dhe Mefail Bajqinovci.

    Vetëvendosje si parti opozitare ka lobuar shumë për të mos i konsumuar produktet serbe, ndërkohë deputetët e kësaj partie u “kapën” duke bërë të kundërtën. Për këtë deputeti i saj Mefail Bajçinovci u fokusua në rrjetet sociale derisa “u prenë” deputetët tjerë.

    Express ka kontaktuar me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili tha se fotoja është realizuar rreth 7-8 muaj më parë gjatë një vizite në pikën kufitare në Bërnjak dhe sipas tij personat që e kanë prerë foton dhe e kanë lënë fokusin vetëm te ai dhe Bekë Berisha kanë qëllime tendencioze.

    “Ajo foto është e prerë, kemi qenë komisoni parlamentar, e kanë pre foton dhe ka qenë tendencioze”, tha Bajqinovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark