×
  • Showbiz
  • Show

    Rikthehet në vëmendje sëmundja e Luizit, këtë herë flasin ish-kolegët e tij!

    Insajderi
    22 January 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cila ka qenë çështja më e komentuar e “Big Brother Vip” këtë edicion? Pikërisht sëmundja e Luizit të cilën ia rrëfeu Kiarës brenda shtëpisë.

    Tashmë të gjithë e dimë si rrodhën ngjarjet që pas prime-it të 10 janarit, ku produksioni i “BBV” arriti me disa analiza të kryera në më pak se një orë të nxirrte që Luizi gënjente.

    Kjo histori është rikthyer sërish në vëmendje së fundmi. Këtë herë në “Big Brother Fun Club”, ku dy noterët, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë rrëfyer ekskluzivisht për këtë emision si dikur Luizit që punonte pranë Dhomës së Noterëve Tiranë, i është hequr licenca e noterit në vitin 2021.

    Sipas tyre përmes një kërkese zyrtare, këngëtari rreth dy vite më parë ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

    Vlen të thuhet akoma që “e vërteta” absolute nuk dihet, pasi të vërtetën e produksionit vetë ata dhanë arsye për të mos e besuar, dhe publiku akoma dyshon se diçka ka në rrëfimin e Luizit. Ndonëse na duhet të presim përfundimin e eksperiencës së tij në “BBV” që ai mund të shprehet rreth kësaj çështje pa pengesa.

    Çfarë mendoni ju për këtë deklaratë të noterëve?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark