×
  • Sport
  • Sport

    Rikthim i rezultatit – Llapi triumfon si mysafir i Fushë Kosovës

    Insajderi
    27 August 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Llapi ka marrë edhe fitoren e dytë në kampionat dhe të dytën radhazi pasi ka mposhtur Fushë Kosovën në udhëtim 1-2.

    Ka qenë një fitore me përmbysje e llapjanëve, pasi të parët që ishin në epërsi ishin vendasit.

    Ishte minuta e 28-të e ndeshjes kur Krasniqi i vendasve realizoi gol të bukur për 1-0.

    Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

    Por me të filluar pjesa e dytë Llapi tregoi një fytyrë krejt tjetër pasi në minutën e 49-të Ilir Blakcorri realizoi një gol spektakolar për t’i barazuar shifrat në 1-1.

    Llapi vazhdoi dominimin dhe në minutën e 76-të realizoi edhe golin e dytë, kur pas një gabimi në mbrojtjen vendase Muhamet Hyseni e shfrytëzoi shumë mirë për të realizuar për 1-2.

    Deri në fund mysafirët arritën të mbronin mirë rezultatin duke marrë tre pikë të mëdha nga ky udhëtim, derisa tani kanë gjashtë pikë për dallin nga Fushë Kosova që mbetet pa pikë.

    Në xhiron e ardhshme Fushë Kosova luan në udhëtim te Liria, derisa Llapi para tifozëve të vet pret Prishtinën për ta zhvilluar derbin rajonal. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark