×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rikthimi i papritur i David Cameron-it i habiti të gjithë

    Insajderi
    14 November 2023 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rikthimi i David Cameron-it në qeveri shihet si surprizë e madhe. Cameron shërbeu si kryeministër nga viti 2010 deri në vitin 2016. Ai dha dorëheqjen pasi britanikët votuan për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian në një referendum që ai thirri. Cameron-i më pas bëri fushatë për qëndrimin e vendit të tij në BE.

    Cameron pason James Cleverly si ministër i Jashtëm. Cleverly kalon në Ministrinë e Brendshme, siç ka bërë të ditur qeveria pak më parë. Riorganizimi i kabinetit filloi të hënën me shkarkimin e Ministres së Brendshme, të shoqëruar me debate e polemika, Suella Braverman.


    Fjalë të ashpra të ministres së Brendshme

    Braverman, politikania e ekstremit të djathtë, anëtare e kabinetit të kryeministrit konservator Rishi Sunak, ndezi së fundmi vazhdimisht polemika. Ajo kritikoi ashpër refuzimin e policisë për të ndaluar demonstratën pro-palestineze të shtunën e kaluar në Londër. Ajo akuzoi veçanërisht policinë se mbyllte njërin sy ndaj së majtës dhe se toleronte shkeljet e ligjit nga demonstruesit pro-palestinezë. Shumë vëzhgues i panë deklaratat e tij si një sulm ndaj pavarësisë së policisë.

    Ajo publikoi këto akuza në një rubrikë të botuar në gazetën “Times” pa u konsultuar me zyrën e kreut të qeverisë, siç konfirmoi një zëdhënës i Sunakut javën e kaluar. Prandaj shkarkimi i saj pritej.

    Pas shkarkimit të saj, Bravermani tha se “ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbej si ministre e Brendshme”. Ajo shtoi se kishte “më shumë për të thënë në kohën e duhur”.

    Bravermani shihet si një kandidate me shanse për udhëheqjen e partisë nëse, siç pritej, konservatorët humbasin zgjedhjet parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm. Në sondazhe, konservatorët në pushtet janë shumë prapa Partisë Laburiste të opozitës. Ka spekulime se duke kritikuar policinë dhe duke bërë komente të tjera populiste të krahut të djathtë, ajo po pozicionohej si kandidate për krahun e djathtë të partisë dhe madje mund të kishte dashur qëllimisht të provokonte largimin e saj. Në shtator, Braverman vuri në dyshim në një fjalim rëndësinë aktuale të Konventës së Gjenevës për Refugjatët.

    Në rrjetin social X, dikur Twitter, Partia Konservatore njoftoi: “Sot, Rishi Sunak forcoi ekipin e tij qeveritar për të zbatuar vendime afatgjata për një të ardhme më të mirë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark