×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rilind Gërvalla rekomandohet për drejtor të RTK-së

    Insajderi
    31 January 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bordi i Radio Televizionit Publik të Kosovës ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të TV publik.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Besnik Boletini, kryetari i Bordit të RTK-së.

    “Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”.

    Lexo edhe:

    Ndërkohë, Gërvalla i kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka thënë se ende nuk e ka marrë konfirmimin zyrtar nga menaxhmenti i televizionit.

    Gërvalla punon që 23 vjet në Radio Televizionin e Kosovës.             

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark