×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rishi Sunak zgjidhet kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar

    Insajderi
    24 October 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rishi Sunak është zgjedhur kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar

    Shtatë javë pasi humbi nga Liz Truss në garën e parë të lidershipit konservator të këtij viti, Rishi Sunak doli fitues. Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik aziatik i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe përballet me sfida të mëdha ekonomike.

    Sunak, 42 vjeç, u bë i njohur për publikun britanik gjatë kohës së qeverisjes së Boris Johnsonit, i cili e emëroi atë në postin e minsitrit të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.

    “Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.

    “Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.

    Po ashtu, nga gara për kryeministër më 23 tetor u tërhoq edhe ish-kryeministri britanik, Boris Johnson.

    Johnson tha se po tërhiqej nga gara pavarësisht se kishte mbështetje të mjaftueshme në Partinë Konservatore për të vazhduar garën, por tha në këtë kohë partia, por edhe shteti, kanë nevojë për unitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark