×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rohde dhe Guerot për sulmin në Banjskë: Kryerësit të sillen para drejtësisë

    Insajderi
    06 February 2024 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, kanë folur lidhur me sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Rohde dhe Guearot thanë se po presin që përgjegjësit e sulmit në Banjskë, të sillen para drejtësisë.

    Teksa e quan sulm të tmerrshëm atë që ndodhi më 24 shtator, Rohde thotë se kjo është edhe arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë.

    Ai ka thënë se ky është një sinjal i qartë se nuk do të qëndrojnë anash.

    Përgjegjësi ka thënë se është përgjegjës, Millan Radojçiq, ne jemi duke pritur që të mos i jepet imunitet dhe do të vazhdojmë të parashtrojmë pyetje rreth kësaj… kur është fjala për situatën këtu në Kosovë që ne e dimë ka qenë një sulm i tmerrshëm dhe kjo është arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë dhe të dërgojë një sinjal të qartë rajonit që nuk do të qëndrojmë anash kur ka të bëjë për paqe dhe kur kërcënohet stabiliteti. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen vende të BE-së…”, u shpreh Rohde.

    Në anën tjetër, ambasadori i Francës e ka quajtur të papranueshëm sulmin në Banjskë teksa ka thënë se Franca e dënon këtë sulm.

    “Sulmi në Banjskë është i papranueshëm dhe autoritetet franceze e kanë dënuar këtë sulm dhe ne ambasadorët tjerë kemi marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor, jemi duke pritur të sjellën para drejtësisë kryesit e këtij sulmi dhe presim përgjigje nga Serbia”, u shpreh ai në TV Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark