×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Romani i Andreas Dushit përkthehet në gjuhën italiane

    Insajderi
    10 November 2023 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Romani “Në besë të tatuazhit tënd” i shkrimtarit të ri shqiptar, Andreas Dushi, është përkthyer dhe botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese “Besa Editrice”, që drejtohet nga Flavio Muci.

    Romani në këtë gjuhë ka titullin “Ballata del tatuaggio” dhe është përkthyer nga Fabio Rocchi dhe Kriselda Beqaj.

    Për këtë botim ka njoftuar vetë autori Dushi përmes profilit të tij në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Jam shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin se është botuar në Itali mga Besa Editrice romani “Në besë të tatuazhit tënd” me titull “Ballata del tatuaggio”, nën përkthimin e Effe Eme Erre (Fabio Rocchi) dhe Kriselda Beqaj.

    Si përkthyes, Fabio ka përgatitur dhe një pasthënie për lexuesin italian të cilën në shqip, mund ta lexoni në “ExLibris”-in e radhës që prej nesër e gjeni në çdo pikë shitjeje gazetash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark