×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Romani “Zorba” i Niko Kazantzakis do të përurohet në Prishtinë

    Insajderi
    17 May 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më datë 25 maj, ora 11:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës do të përurohet romani “Zorba” i shkrimtarit të madh grek, Niko Kazantzakis, i përkthyer nga albanologu i njohur Stavri Dajo.

    Për këtë aktivitet ka njoftuar vetë përkthyesi Dajo, i cili ka ftuar të gjithë artdashësit në këtë përurim.

    Njoftimi i plotë i përkthyesit Stavri Dajo:

    Të enjten, më datë 25/5/2023 dhe në orën 11:00 në Institutin Albanologjik të Prishtinës bashkë me kolegët kosovarë diskutojmë për romanin “Zorba” të shkrimtarit të shquar grek Nikos Kazantzakis, përkthyer në rreth 50 gjuhë të botës, klasifikuar në 100 veprat artistike më të mira të letërsisë botërore të të gjitha kohërave, një vepër klasike dhe ndër më të lexuarat edhe sot e gjithë ditën në botë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark