×
  • Sport
  • Sport

    Romanticiteti i yllit të Unitedit: “Merr një avion ‘Boing 737’ për të udhëtuar vetëm me të dashurën në New York!

    Insajderi
    16 April 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marcus Rashford shpenzoi 240,000 stërlina për të udhëtuar me të fejuarën e tij mahnitëse nga Manchester në “New York” në fund të marsit.

    Rashford shfrytëzoi rastin gjatë kohës së tij joproduktive për të marrë me qira një Boeing 737 nga Mançesteri në Nju Jork për të kaluar ca kohë romantike me Lucia Loi. Avioni, i cili ishte vetëm për ata të dy, zakonisht mban 124 pasagjerë.

    Një burim i tha The Mirror: “Ishte një gjest madhështor. Marcus është i dashuruar.” Ylli i Manchester United kishte qenë gjatë pushimeve të ndeshjeve ë kombëtres, ku ai nuk ishte në grumbullim për ndeshjet e Anglisë spse ishte i dëmtuar, një dëmtimi të marrë gjatë kohës që ishte te Djajtë e Kuq.

    Romanticiteti i yllit të Man.UTD: “Merr një avion Boing 737

    Rashford ndau disa foto nga pushimet e tij të dashura – e para që pozoi me Lucia në shatërvanin Bethesda, monumenti ikonë që gjendet në Central Park.

    Fotoja e dytë tregoi se Rashford mezi njihej teksa mbulonte të gjithë fytyrën për tu ruajtur nga i ftohti i Nju Jorkut. Me një shall që e kishte tërhequr mbi hundë dhe një kapele të zezë që mbulon tiparet e fytyrës së tij, Rashford e shkroi foton: “Downtime”.

    Romanticiteti i yllit të Man.UTD: “Merr një avion Boing 737

    Gareth Southgate mbrojti udhëtimin, i cili erdhi pasi ai u tërhoq nga skuadra e Anglisë për shkak të lëndimit. Ai tha: “Pasi Marcus u largua nga grumbullimi i kombëtares, varet tërësisht nga ai se si do ta kalojë kohën e tij”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark