×
  • Showbiz
  • Show

    Romeo për Jetmirin: Edhe jashtë ka dashur të përfitojë nga unë

    Insajderi
    19 April 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa qëndronin në oborr, Romeo dhe Liami kanë biseduar me njëri-tjetrin lidhur me një prej banorëve të tjerë të shtëpisë dhe lojën që ai po bën brenda saj.

    Bëhet fjalë për Jetmirin, me të cilin Romeo momentalisht nuk ka marrëdhënie të mirë me të.

    Shumë situata kanë ndodhur mes tyre, çka kanë sjellë debate të ashpra mes dy banorëve.

    Rikujtojmë se në ditën që Jetmiri u bë pjesë e formatit, ai u prezantua si ‘Jetmir Veshaj’ madje është shprehur se e ka mbështetur Romeon jashtë shtëpisë.

    Mirëpo këtë Romeo e shikon si diçka negative teksa pretendon se dhe jashtë shtëpisë, Jetmiri ka dashur të përfitojë prej tij.

    “Unë nuk mendoj se publiku i do frikacakët. Ai është frikacak o burrë, është kryefrikacak. Unë realisht nuk do e bëja kurrë, që të mbështesja një njeri për 60-ditë, të hyja këtu brenda dhe ti dilja kundër! Do të thotë që dhe jashtë ti ke dashur të përfitosh nga mua! Kjo është analiza ime, sepse s’ka sens o plak.”- është shprehur Romeo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark