Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e “The Voice of Albania 6”. Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare. Një personalitet i fortë artistik, ajo njihet për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj.
Rona Nishliu korri sukses ndërkombëtar në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë.
Kjo këngë, me tekst të shkruar nga vetë Nishliu, është vlerësuar nga kritikët e të përditshmeve më në zë evropiane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Corriere della Sera”, “Metro”, e të tjera.
Ashtu sikurse Rona Nishliu, për herë të parë karrigen e kuqe të “The Voice” do ta provojë edhe Alban Skënderaj. Ky angazhim i ri i kantautorit të njohur ishte njoftuar para disa javësh.