×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ronaldo i dërgon mesazh “kërcënues” të dashurit të Jorit “Nëse e bën të derdh një pikë lot..”

    Insajderi
    22 August 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja e Jori Dellit me Fred De Palma është nga më të komentuarat e momentit.

    Dyshja kanë konfirmuar romancën e tyre ndërsa momentalisht ndodhen së bashku me pushime

    Pasi lidhja u bë publike, një prej miqve më të mirë të modeles, Ronaldo Sharka ka vendosur t’i shkruajë “dhëndrit”.

    Gazetari i njohur ka shkaktuar të qeshura me renditjen e pasojave që mund të ketë artisti italian po e lëndoi Jorin.

    Na e mbaj Jorin mirë! Mos e lëndo asnjë moment, nëse e bën të derdhi qoftë edhe 1 pikë të vetmi lot, do mërzitemi shumë. Madje jemi gati të dalin në protestë. Na e more për nuse gocën më të bukur e më të dashur të momentit, trajtoje me dashuri sic e meritojnë princesat. Mos e lër ti shkeli këmba në tokë, mos e lër të stresohet për asgjë, ndryshe vijmë e protestojmë në mes të Italisë”, i ka shkruajtur Ronaldo në mesazh artistit, sigurisht që në formë batuteje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark