×
Show

Ronaldo konfirmon se po bëhet baba për herë të katërt

Insajderi
19 July 2017 - 21:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është shtatzënë.

Pas disa muajsh spekulime, futbollisti ka konfirmuar se ai do të bëhet baba për herë të katërt, njofton Top-channel.

32-vjeçari është pyetur nga një gazetë spanjolle, “El Mundo”, nëse ai ishte i lumtur që një tjetër fëmijë pritet të vijë në jetë, pyetje të cilës ai i është përgjigjur: “Po, jam shumë i lumtur”.

Georgina 23-vjeçe është fotografuar me barkun e saj të rrumbullakët muajt e fundit, por nëna e saj hodhi poshtë thashethemet se ajo ishte shtatzënë.

Legjenda e futbollit ka vetëm pak kohë që ka mirëpritur ardhjen në jetë të dy anëtarëve të tjerë të familjes, të binjakëve Mateo dhe Eva./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark