×
  • Showbiz
  • Show

    Ronaldo akuzon Oltën: Ka fobi nga njerëzit që duan ushqimin

    Insajderi
    20 October 2023 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ky koment i Oltës për peshën e Ronaldo Sharkës dhe dëshirën e tij për të ngrënë nuk nisi në “Dance With Me”, ku Ronaldo është konkurrent dhe Olta anëtare jurie.

    Nëse kthehemi pas disa muaj më parë, brenda “Big Brother VIP 2”, dy ish-konkurrentët patën një debat me njëri-tjetrin, pasi Olta komentoi dëshirën e Ronaldos për ushqimin.

    “Mos u tall, të të vijë turp”- i tha Ronaldo asokohe por Olta nuk nxorri mësim nga hera e parë.

    Ndaj, kësaj here moderatori ka reaguar me një postim në Instagram, ku ka bashkuar këto dy momente ndërsa krahas videos shkruan:

    “Olta, gruaja e cila ka fobi nga njerezit qe duan e dashurojne ushqimin dhe qe kane ca KG te teperta!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark